Korça zgjohet me bardhësinë e dëborës, temperaturat arrijnë -7 gradë

schedule08:26 - 15 Janar, 2021

schedule 08:26 - 15 Janar, 2021

Në Korçë gjatë natës ka pasur reshje dëborë me intensitet, kryesisht në orën 19:00-02:00.

Reshjet e dëborës janë shoqëruar edhe me erë të fortë në zonat malore, ndërsa trashësia ka arritur nga 10 cm-20 cm.

Ndërkohë për shkak të reshjeve të borës u punua nga borëpastrueset për mirëmbajtjen e akseve rrugore.

Po ashtu edhe temperaturat vazhduan në ulje, ndërsa në orët e para të mëngjesit temperaturat arritën deri në -7 gradë.

Kalimi i mjeteve në akset rrugore në orët e paradites rekomandohet me zinxhirë ose goma dimërore.

/abcnews.al/