Korça tronditet nga disa goditje të fuqishme tërmeti

schedule13:39 - 1 Qershor, 2019

schedule 13:39 - 1 Qershor, 2019

Disa tërmete të fuqishme që u regjistruan mëngjesin e sotëm në Korëe kanë dëmtuar mbi 70 shtëpi dhe katër persona kanë mbetur të plagosur lehtë. Më të prekurit janë fshatrat Floq, Mollas dhe Nikolicë. Banorët të tronditur dhe në panik kërkojnë ndihmë me çadra nga emergjencat civile.

Banorët e Korçës janë zgjuar të alarmuar. Disa goditje të fuqishme tërmeti u tronditen themelet e shtëpive. Gjithçka ndodhi rreth orës 16:30. Lëkundjet  ende vazhdojne. Juglindja nuk kishte parë të tilla tërmete që prej vitit 1960.

“Unë kam qenë i vogël në klasë të shtatë, ky tërmet ka rënë nuk mbaj mend si ky tërmet”.

Më të prekurat nga tërmeti janë fshati Floq, Mollas dhe Nikolicë. Mbi 70 shtëpi kanë pësuar  dëmtime. 10 prej tyre janë të pabanueshme. Katër banorë të fshatit Floq kanë marrë lëndime të lehta në trup. Bashkëfshatarët e tjerë në panik kanë braktisur shtëpitë. Dhe po qendrojnë në rrugë.

“Desh na zuri brenda, na bllokoi dhe dërën dhe të tëra”.

“Janë hapur të ngjita tavanet nuk mbajnë gjë”.

Banorët nuk kthehen më në shtëpi nga frika e lëkundjeve të tjera.

“Lagje e kishës 90% është e rrëzuar fare”.

“Ne jemi të gjithë komplet përjashta, nuk kemi ku të vemë”.

Ata kërkojnë ndërhyrjen e autoritteeve për të sjelle çadra por emergjencat civile deri tani do të furnizojnë fshatin Floq vetëm me 40 te tilla.

“I kanë lënë tërë përjashta banorët, s’kemi ku banojmë”.

Dëmtime ka në shtëpitë e amortizuare, kryesisht të ndërtimeve të viteve 1960 -1980. Policia ka kaluar në gjendje gatishmërie.

Nga informacionet e marra prej OSHEE Kolonjë mësojmë se ka çarje të mureve dhe rrezik shembjeje të kabinave elektrike në fshatrat Boshanj, Milec, Selenicë e Pishës, Çlirim, Qytezë, Shtikë dhe me dëmtime të shumta janë Pepellash, Blush, Qafzes, Qesarake, Kaltanj, Helmës.

Situata po ndiqet nga Prefektuara dhe të gjithe institucionet. Ndërkohë vazhdojnë verifikimet për shtëpi të tjera të dëmtuara nga nga tërmeti.

Nga informacionet e marra është raportuar se lëkundjet e tërmetit janë ndier në zonat përreth epiqendrave. Në Njësinë Administrative Mollaj, fshatin Dvoran, raportohen për 2 banesa të dëmtuara, dhe në fshatin Floq 3 banesa.

Lëkundjet sizmike me intensitet më të ulet vazhdojnë të ndihen në vazhdim në jug të vendit, si Gjirokastër e Korçë./ABC news Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!