Korça “mbulohet” nga bora në pranverë, si paraqitet situata në akset rrugore

schedule08:21 - 16 Mars, 2023

schedule 08:21 - 16 Mars, 2023

Ulja e temperaturave gjatë natës është shoqëruar me reshje bore në zonat malore në qarkun e Korçës. nē lartësitë mbi 1 mijë m mbi nivelin e detit. Gazetari i Abc Neës, Ronald Beqiraj raporton se rrugët nacionale janë të hapura dhe lëvizja e mjeteve bëhet normalisht.

Vështirësi për qarkullimin e mjeteve ka pasur gjatë mëngjesit në Qafën e Qarrit në aksin Korçë-Ersekë për shkak të prezencës së akullit. Në Dardhë, trashësia e borës ka arritur deri në 10 cm ndërsa segmenti turistik është i hapur dhe i qarkullueshëm normalisht.

Në disa fshatra të thellë të Pogradecit dhe Leskovikut ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike.

Njoftimi:

Ne Qarkun Korçe gjate nates ka patur rreshje shiu/debore me intesitet deri mesatar .
Temperaturat ne vlerat -2 grade deri +1 grade.
Ne rrugen e Dardhes rreshje debore ,km 5 – km14. trashesia e debores nga 5 cm -10 cm.
Ne segmetin rrugor Qafa e Qarrit, aksi Korce-Erseke, rreshje debore trashesia 3cm – 7cm
Ne rrugen Korçe-Voskopoje rreshje shiu/debore e shkrire.
U punua me mjete B.Pastruese per pastrim dhe kriposje.
Ne akset rrugore nacionale dhe turistike, nuk ka probleme dimerore ne rruge.
Moti eshte i vrenjtur me parashikime per rreshje.
Kontraktoret njane ne gadishmeri per Mirembajtje Dimerore dhe per Mirembajtje Emergjente.
Sektori M Rruga Korçe

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!