Korabi ka luajtur njërën nga dy ndeshjet e shtyra për shkak të motit të keq. Ditën e sotme u përball me Besën, ku arriti ta mposhte me shifrat 2-0.
Dibranët shënuan një gol për secilën pjesë duke ia bërë të pamundur Besës që të merrte të paktën një pikë në këtë duel, dhe autor ishte Erjon Dragoi.
Një fitore kjo që e ofron Korabin edhe më afër superligës, teksa i dërgon një mesazh edhe skuadrës së Erzenit, ku diferenca me këtë të fundit është vetëm 4 pikë.
Kujtojmë se skuadra dibrane ka një ndeshje më pak dhe marrja e 3 pikëve mund ta dërgojë Korabin vetëm 1 pikë larg Erzernit në vendin e dytë.
Aktualisht Korabi ka 35 pikë, i pozicionuar në vendin e 3-të. /f.a/abcnews.al