Korabi “lokomotiva” e grupit A, Dinamo e ndjek! Festojnë Flamurtari e Pogradeci

schedule15:26 - 5 Dhjetor, 2020

schedule 15:26 - 5 Dhjetor, 2020

Korabi nuk e lëshon kreun në grupin A. Dibranët kanë mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 Besëlidhjen rivale dhe golat janë realizuar nga Lala e Skuka, por gjithsesi Dinamo nuk u ndahet. Blutë e kryeqytetit bënë detyrën në shtëpi, duke likuiduar 3-0 Vorën. Da Silva dhe Welber shënuan dy prej golave për skuadrën e Cammarata.

Feston edhe Partizani B, që mori triumfin e parë në këtë kategori. Bërdufi ishte heroi në takimin kundër Erzenit në transfertë. Në Orikum vendasit kishin përballë Veleçikun dhe vendimtar ishte Çaushaj, me një gol të shënuar që në pjesën e parë.

Në grupin B Egnatia ruan kreun, pasi barazimit pa gola me Turbinën. Gjithsesi Besa me një ndeshje më pak mund t’ua marrë vendin e parë në vazhdim. Sot Pogradeci dhe Flamurtari morën fitoret e para. Në Vlorë Diamanti shënoi dy herë, ndërsa Ribaj i vuri vulën. Në Pogradec vendasit ishin të pamëshirshëm, pasi realizuan pesë gola në portën e Elbasanit. Balla, Dragoj, Liçkollari, Manellari dhe Topllari ishin autorët e golave.

KATEGORIA E PARË – JAVA 5
GRUPI A

Korabi-Besëlidhja 2-0
Shënues:
Lala 33’, Skuka 85’
Erzeni-Partizani B 0-1
Shënues:
Bërdufi 16’
Dinamo-Vora 3-0
Shënues:
Da Silva 15’ (pen.), Mashi 38’ (aut.), Ëelber 60’
Oriku- Veleçiku 1-0
Shënues:
Çaushaj 24’

GRUPI B
Pogradeci-Elbasani 5-0
Shënues:
Balla 23’, Dragoj 34’, Liçkollari 73’, Manellari 92’, Topllari 94’
Flamurtari-Tomori 3-0
Shënues:
Diamanti 28’, 65’, Ribaj 80’
Turbina-Egnatia 0-0