Korabi i Mërgjyshit po kompletohet, zyrtarizohen pesë afrime

schedule17:59 - 23 Gusht, 2021

schedule 17:59 - 23 Gusht, 2021

Korabi riktheu në pankinë Artan Mergjyshin para pak kohësh dhe ditën e sotme janë bërë disa zyrtarizime.

Klubi dibran, përmes rrjeteve sociale, ka njoftuar nënshkrimin e kontratave me 5 futbollistë.

Një prej tyre është sulmuesi Odeon Bërdufi, që vjet ishte pjesë e Partizanit B. Nga Pogradeci është marrë Erjon Dragoj, i cili më parë ka qenë edhe pjesë e Laçit në Superiore.

Xhuljan Reçi, Anxhelo Duka dhe Klaidi Tershalla janë afrimet e tjera që Korabi i ka njoftuar ditën e sotme. /abcnews.al