Korabi-Bylisi është epiqendra në Kategorinë e Parë sot. Vendasit do tentojnë të fitojnë dhe të mbeten në garë për vendin e dytë, pasi Erzeni ka një ndeshje të lehtë kundër Maliqit në program.
Sigurisht ballshiotët duan gjithashtu të marrin tre pikët, që të mbajnë diferencën prej 5 pikësh me shijakasit. Një pjesë e mirë e ndeshjeve të sotme janë finale mbijetese.
Veçohen Pogradeci-Turbina, Shkumbini-Turbina dhe Vora-Butrinti, skuadra që duan të qëndrojnë në Kategorinë e Parë. Duele për t’u parë sot janë edhe Apolonia-Tomori dhe Lushnja-Besa, sikurse edhe Burreli-Besëlidhja. / abcnews.al