Korab Lita reagon pas akuzave të Rudina Hajdarit për kërcënim fizik

schedule13:19 - 28 Tetor, 2019

schedule 13:19 - 28 Tetor, 2019

Deputetja Rudina Hajdari deklaroi ditën e sotme gjatë fjalës së saj në Kuvend se është kërcënuar me jetë në zyrën e saj. Hajdari nuk dha emra të kërcënuesve, por kohët e fundit ka patur përplasje të forta mes saj dhe Korab Litës për drejtimin e Grupit Parlamentar të demokratëve në Kuvend.

Për këtë fakt është pyetur kreu i ri i grupit të demokratëve, Korab Lita, i cili mohoi pretendimet e Hajdarit.

Pyetje-Përgjigje

A ka patur një kërcënim tuajin apo të kolegëve tuaj për zonjën Hajdari sic ajo pretendon se është kërcënuar me jetë?

Une jam koleg me zonjen Hajdari jam deputet si zonja Hajdari dhe nuk pergjigjem per sigurine ne Kuvend, pergjigjen strukturater sigurise.

Keni pasur debate?

Jo, unë jam koleg me të.

A keni shkuar në zyrë?

Unë dhe zonja Hajdari jemi kolegë e shkojmë e takohemi në zyrë perditë.

Kur jeni takuar me te?

Diten e mbledhjes, para dy ditësh.

Keni debatuar?

Jo

Ajo pretendon se zoti Lita me gangsterët e tij shprehet ne nje status kanë kërcënuar edhe deputeten Fatbardha Dhimitri.

Në gjaknxehtësi e sipër thuhen keto gjera, por ska problem, ne jemi kolegë e s’ka asgjë.

Keni informacion se zonja Hajdari eshte kercenuar?

Jo, une nëse ka terren për kërcënim jam njësoj si zonja Hajdari mund të jem i kërcënuar edhe unë.

Por ju nuk keni qene?

Jo.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!