Korab Lita interpelancë me ministrin Lleshaj: Cila është situata mbi ngjarjet e rënda në vend?

schedule10:16 - 16 Nëntor, 2020

schedule 10:16 - 16 Nëntor, 2020

Deputeti Korab Lita, gjatë fjalës së tij në Parlament u shpreh se qeveria ka për detyrë të menaxhojë pandeminë.

“Pas ardhjes së mazhorancës në pushtet u organizua operacioni në Larazat që rezultoi edhe më një dëshmor. Por a ia vlejti  jeta e oficerit të policisë. I shtroj disa pyetje. Cila është situata dhe rezultati i luftës ndaj trafikut.

Cila është situata mbi ngjarjet e rënda në vend. Operacioni Task-Forcë , cili është rezultati, apo u katandisën edhe këto operacione. Rrezikon që përdorimi i këtyre metodave t’i bëjë zgjedhjet e ardhshme jo të lira”, tha Lita.

Gjithashtu në seancën e sotme plenare deputeti Kujtim Gjuzi, deklaroi Parlamenti është i vetmi institucion legjitim në vend.

“Ne do ta ruajmë dhe do të kujdesemi për vendin tonë, kryesisht për Parlamentin. SI kryetari i Kuvendit do t’ju lutesha që dënimi i zotit Alimadhi të barazohet me zero”.

Ndërkohë kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi u shpreh se fjala për replikë nuk merret vetëm nëse përmendet emri, duke shtuar se nuk ka shtrembërim fjale të deputetit Alimadhi pasi nuk ka mbajtur fjalë gjatë seancës së kaluar.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!