“Kopshti i Skacajve”, 4 persona në pranga

schedule12:45 - 3 Tetor, 2019

schedule 12:45 - 3 Tetor, 2019

Katër persona janë arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Kopshti i Skacajve”. Policia e Kukësit ka njoftuar këtë të enjte se falë bashkëpunimit me SHÇBA-në dhe Prokurorinë e Kukësit, ranë në pranga A. H., 33 vjeç, R. T., 23 vjeç, K. M., 25 vjeçe dhe F. M., 19 vjeç. Në bazë të hetimeve të kryera  rezultoi se këta persona do të këmbenin një sasi lënde narkotike, armatim dhe municion luftarak.

Shërbimet e Policisë ndërhynë në vendin e quajtur Qafë-Shllak dhe bënë të mundur ndalimin e këtyre shtetasve, të cilët lëviznin me mjetet tip “Benz” dhe “Opel”. Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, në automjetet e tyre u konstatuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 3 kilogramë lëndë narkotike, 2 armë tip automatik, si dhe rreth 900 fishekë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Armëmbajtja pa leje”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!