Kopshti botanik më i madh në rajon u inaugurua në Megatek. Në një hapësirë prej 16 mijë metra katrorë gjenden mbi, 4500 lloje lulesh, bimë dhe pemë të ekspozuara në dritën natyrale të diellit. Gjithashtu mbi 4000 lloje vazosh dhe mijëra artikuj dekorues për kopshtin trend i vitit 2024, në një oaz relaksues që frymëzon imagjinatën dhe krijimtarinë e secilit.
“ Krijuam kopshtin e ëndrrave, një kopësht botanik unik në game dhe cilësi, bashkuam në këtë oaz të gjelbër biodiversitetin e bimësisë mediterrane duke e ndërthurur shumë bukur me kulturën shqiptar dhe kombinuar me vazot dhe dekoruesit plot ngjyra trend i vitit 2024. Gjatë gjithë vitit do të gjeni lule dhe bime që përshtatën me stinët përkatëse, në ditët në vazhdim do të vijnë shumë lule të reja sezoni i të cilave fillon javën e parë të muajit prill. Hapim gjithashtu edhe departamentin e ri sezonal ku gjate gjithë muajit mars-prill klientët do të gjejnë një numër shume te larte artikujsh mobilim & dekorim për ambientin e jashtëm.
Për inaugurimin e kopshtit të ri botanik në Megatek ishte kryetari i shoqatës italianë të Garden Center, Marco Orlandeli.
“Është i mrekullueshëm! Kam mbetur i mahnitur nga numri shumë i madh i luleve që shikoj dhe puna shumë profesionale që stafi i Megatek ka bërë. Është kopshti botanik me i madh në të gjithë rajonin përfshi edhe Italinë. Në asnjë kopsht botanik në rajon nuk kam pare kaq shumë lule, bimë dhe pemë. Këtu para jush do t’i kërkoj zotit Teqja që të njëjtin projekt ta bëjë edhe në Rome e Milano”, ka thënë Orlandeli.
Kopshti më i madh botanik që Megatek përuron këtë fillim pranvere vjen për të gjithë pasionantët e natyrës dhe kopshtarisë. Në këtë hapësirë tashmë mund të gjeni gjithçka për të gjelbëruar dhe dekoruar ambientet tuaja.
/abcnews.al/