Kopshti Botanik i mbetet Universitetit, Gjykata Administrative rrëzon VKM që e kalonte tek Bashkia

schedule10:19 - 7 Maj, 2021

schedule 10:19 - 7 Maj, 2021

Gjykata Administrative ka rrëzuar VKM që i kalonte Kopshtin Botanik në pronësi të Bashkisë të Tiranës.

Vendimi i fundit i Këshillit të Ministrave ishte për “Për kalimin në pronësi, të Bashkisë Tiranë, të disa pasurive të paluajtshme në zonën kadastrale 3292 (Kopshti Botanik)…”. Ndërkohë me vendimin e fundit të dhënë nga Gjykata Administrative, Kopshti Botanik mbetet nën administrimin e Universitetit të Shkencave të Natyrës.

Universiteti ka këmbëngulur vazhdimisht se Vendimin e Këshillit të Ministrave, ku Kopshti Botanik i kalonte në pronësi Bashkisë së Tiranës. Sipas Konit, shkel hapur autonominë e universitetit. Ndërsa sot Gjykata Administrative i ka dhënë të drejtë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!