Një ditë me parë, prindërit i thanë ABC News, se përzgjdhin më tepër kopshtet publike, në raport me privatët. Po si janë kushtet në to? Ne ishim në kopshtet e Tiranës, ku biseduam me edukatore dhe drejtues të tyre.
37 fëmijë ndjekin grupin e tretë të kopshtit “Piter Pan” në Tiranë. Numër relativisht i lartë thotë eduktore Luljeta, por me pak durim ajo tregon se mund t’i menaxhojë.
Kopshti numër tre shpesh ka pritur 180 fëmijë, ndonëse ka një kapacitet për 120. Në një grup kanë qendruar sëbashku edhe 45 fëmijë tregon drejtuesja e tij.
Përmes nismës “Adopto një kopësht” që u ndërmorr nga Bashkia vëren e shkuar shumë kopshte në kryeqytet ndryshuan pamje.
U përmirësua infrastruktura e u instalua sistemi i ngrohjes, por problemet në kopshte nuk u zgjidhen plotësisht.
Mbingarkesa vijon të jetë e pranishme. Numri i shtretërve është më i vogël se ai i fëmijëve.
E kjo i ka detyruar drejtuesit t’i vënë kushte prindërve.
43 kopshtet publike në Tiranë sipas Drejtorisë Arsimore presin 7362 fëmijë, mesatarisht 171 fëmijë në një godinë.
Ndërtimi i kopshteve tëreja shihet si domosdoshmëri, në pamundësi të tyre drejtuesit kanë një kërkesë për Bashkinë./abcnews.al