Në sajë të operacionit të emërtuar “Kordinata” policia ka gjetur të kultivuara 1094 fidanë dhe 18 645 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa në qarkun e Shkodrës.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në territorin e njësive administrative Shalë, Pult, Postribë dhe Gur i Zi, dhe asgjësuan 201 fidanë dhe 651 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa. Në vijim të veprimeve për këto raste, nisi procedimi në gjendje të lirë, për kryetarin e fshatit Kir, shtetasin S. H., për shpërdorim detyre, dhe për rojën e mjedisit, shtetasin L. A., për shpërdorim detyre dhe për moskallëzim krimi;
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën në territorin e njësive administrative Shllak dhe Temal, dhe asgjësuan 893 fidanë dhe 16 700 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë gjetën në territorin e njësisë administrative Qerret dhe asgjësuan 1050 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Fushë Arrëz gjetën në territorin e njësisë administrative Iball dhe asgjësuan 174 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën në territorin e njësisë administrative Shkrel dhe asgjësuan 70 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa.
Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të këtyre rasteve të kultivimit./abcnews.al

