Konvikti i universitetit të Shkodrës nga kjo e martë do të kthehet në karantinë për të gjithë shqiptarët që do kthehen nga jashtë.
Gazetari Simon Shkrelin raporton për Abc News se konvikti i Universitetit tashm që prej largimit të studentëve ka qenë bosh dhe është bërë dizinfektimi i tij si të gjithë ambjentet e tjera publike dhe është në pritje të shqiptarëve që do të vijnë nga jashtë. Konvikti ka një kapacitet prej 360 shtretër dhe është parashikuar që nëpër dhom atë sistemohet një person.
Ndër të tjera gazetari bën me dije se një masë e shtuar është dhe mbyllja e një prej tregjeve në këtë qytet ku përhapja e koronavirusit është në nivele alarmante. /abcnews.al