Është zbuluar identiteti i shqiptarit, i cili rezulton kreu i një grupi kriminal të shkatërruar së fundmi në operacionin “Bandi-Hammer” nga DEA, policia spanjolle dhe ajo holandeze
5 persona u arrestuan në Spanjë dhe Holandë për trafikimin e mbi 2.3 ton kokainë, sasi të kapura gjate dy viteve te fundit ne Soanje.
Sipas hetimeve ky grup drejtohej nga një shqiptar i arrestuar më parë në SHBA, i cili kontrollonte trafikun e kokainës në 15 shtete përfshirë dhe Spanjën.
Ai është Ylli Didani, 45 vjeç, nga fshati Janjar i Sarandës.
Didani rezulton i arrestuar në vitin 2021 në aeroportin e Chicagos teksa vinte nga Shqipëria. Sipas mediave holandeze, ai kishte planifikuar të ndërtonte një “dron nënujor” për të transportuar kokainë nga Amerika e Jugut në Europë.
Po ashtu rezulton përgjegjës për sasinë prej 1.1 ton kokainë të kapur në Bilbao në 2020.
Ne 2021 policia shqiptare i ka sekuestruar Didanit:
- Një njësi tregtare me vlerë të përafërt rreth 1 milion dollarë;
- Një shoqëri sh.p.k;
- 1 llogari bankare me vlerë rreth 206.000 dollarë./abcnews.al