Kontrolli i policisë në Manëz/ Berisha: Po shkelen të drejtat e njeriut

schedule14:07 - 20 Qershor, 2023

schedule 14:07 - 20 Qershor, 2023

Shkelje të të drejtave të njeriut, kështu e ka konsideruar Sali Berisha aksionin e sotëm të policisë në kampin e MEK në Manëz.

“Inkursioni agresiv i Policisë në kampiun e refugjatëve iranianë, në Manzë përbën një krim të shëmtuar, përbën një dhunim flagrant të të gjitha ligjeve të vendit, konventave ndërkombëtare për refugjatët, traditës shqiptare dhe detyrimit që vjen nga kjo traditë.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe, terrorin fizik, psikologjik të gjithanshëm të ushtruar ndaj muxhahedinëve. Dënoj me ashpërsinë më të madhe, dhunën e egër fizike e cila ka pasur pasojë deri më tani 1 të vdekur me plagë të shumta dhe mbi 40 të plagosur, një pjesë e të cilëve janë në spitalet e vendit.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe veprimet dhe i konsideroj banditeske ato, pasi të gjitha objektet e konfiskuara janë marrë pa lënë asnjë dokument, asnjë procesverbal nga ana e Policisë së Tiranës.” u shpreh Berisha.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!