Kontrolli i ashensorëve pas tërmeteve, ISHMT: S’ka më leje ndërtimi, pa garanci për ashensorin

schedule14:36 - 18 Janar, 2020

schedule 14:36 - 18 Janar, 2020

Tërmetet e ndodhura me 21 shtator dhe 26 nëntor 2019, shërbyen për qeverinë që të kthente sytë nga siguria e qytetarëve dhe të bënte ndryshime ligjore. Hap i rëndësishëm ishte VKM-ja për sigurinë e ashensorëve, të cilët sipas kryeinspektorit të Inspektoriatit të Mbikëqyrjes së Tregut, Lavdrim Sahitaj pësuan dëmtime nga tërmeti.

“Inspektoriati I Mbikëqyrjes së Tregut mori shumë seriozisht pjesën e inspektimit të ashensorëve, duke patur parasysh që tërmetet i lëvizën. Ashensorët që montohen pas janarit të 2020-ës do të jenë të markuar me markimin CE dhe gjithë pjesa tjetër që janë vendosur gjëtë këtyre viteve do të certifikohen “, tha Lavdrim Sahitaj,

Sipas Sahitajt kjo VKM i jep fund edhe problematikave të ndeshura tek pallatet që ndërtuesit I linin pa ashensor ose ashensori i tyre nuk ishte funksional.

“Ajo që vlen të theksohet, tani pallatet e reja pas ndryshimit të fundit të VKM-së konsiston në atë që të gjithë ndërtuesit nuk do marrin lejen e shfrytëzimit të pallatit pa patur pa regjistruar dhe të montuar ashensorin”, thotë Sahitaj.

Nga ana tjetër edhe qytetarët shprehen se ndihen të sigurt, pasi sipas tyre pas tërmeteve të vitit të kaluar është bërë kontrolli teknik i ashensorëve të pallateve ku banojnë./abcnews.al