SHKODËR- Policia dhe forcat RENEA kanë zbarkuar në qytetin e Shkodrës, këtë të enjte.
Ata kanë kryer kontrolle në rrugë, makina dhe në banesa të të fortëve.
ABC News sjell pamje nga ky aksion, ku prezenca e Policisë shihet dhe në rrugët e qytetit verior. Paraprakisht raportohet se janë sekuestruar armë zjarri dhe sende të tjera të paligjshme.
Kontrollet janë kryer edhe në zonën e Dobraçit, e cilësuar si një prej pikave të nxehta sa i takon eksponentëve të botës së krimit. Më 30 tetor 2024 në zonën e Dobraçit u ekzekutuan me armë zjarri Hamza Lici dhe Arlind Bushati.