Kontrollet e policisë në Tiranë, “makina inteligjente” kap qindra shkelje

schedule10:41 - 19 Tetor, 2021

schedule 10:41 - 19 Tetor, 2021

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar me kontrollet në akset që lidh kryeqytetin me Durrësin dhe Elbasanin. Monitorimi është bërë me makinën inteligjente, e cila u vu në funksion pak ditë më parë.

Sipas “Rrugores” gjatë ditës së djeshme deri në orën 22:30 të mbrëmjes kjo pajisje konstatuar 447 shkelje për shpejtësi.

“Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore vijon monitorimin e qarkullimit në rrugët e kryeqytetit dhe në rrugët interurbane Tiranë – Durrës – Tiranë dhe Tiranë – Elbasan – Tiranë, me makinën inteligjente.

Makina inteligjente ka filluar funksionimin për monitorimin e qarkullimit rrugor, duke evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara, pa vendosur rripin e sigurimit, që kryejnë parakalime të gabuara apo përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit.

Prej mëngjesit  e deri në orën 22:30 të mbrëmjes, në rrugët e kryeqytetit dhe në rrugët interurbane Tiranë – Durrës – Tiranë , me intervale kohore të shkurtra në shumë pika dhe njolla të zeza ku kanë ndodhur më parë aksidente rrugore, makina inteligjente ka konstatuar 447 shkelje për shpejtësi,” thuhet në njoftimin e policisë. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!