FBI ka nisur kontrollet në shtëpinë e Presidentit Joe Biden në Delaëare si pjesë e një hetimi për dokumente të klasifikuara.
Lajmin e konfirmoi avokati i Biden përmes një deklarate, duke bërë të ditur se kontrolli ishte kryer me miratimin e plotë të presidentit.
Ndërkohë, FBI nuk ka bërë asnjë koment mbi hetimin, por sipas mediave vendase është një hetim më të gjerë në trajtimin e dokumenteve të klasifikuara.
Duke qenë se kontrolli ishte konsensual, nuk u kërkua asnjë urdhër bastisjeje.
Avokati i Biden, Bob Bauer, tha se kontrolli u krye “pa njoftim paraprak publik” në interes të “sigurisë operacionale dhe integritetit”./abcnews.al