Kontrolle të befasishme të policisë në rrugët, bizneset dhe në disa banesa në Elbasan. Aksioni në shkallë të gjerë u ndërmor mbrëmjen e se të dielës, ku forca të Drejtorisë së Policisë Elbasan, të mbështetura edhe nga FNSH dhe forcat “Shqiponja” ushtruan kontrolle në të gjitha kryqëzimet dhe akset rrugore të Elbasanit si dhe nëpër lagjet kryesore të këtij qyteti.
Mjaft drejtues automjetesh janë kontrolluar imtësisht për të zbuluar elementë kontingjente ose me precedentë penalë. Por, sipas të dhënave, kontrolle ka pasur edhe në disa lokale dhe biznese si dhe banesa.
Ende nuk ka një informacion zyrtar në lidhje me persona të ndaluar. Burime nga policia bënë me dije se këto janë kontrolle rutinë të policisë në kuadër të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike si dhe për të kapur persona të skeduar si të inkriminuar. Pas ngjarjes së fundit, ku mbeti i vrarë avokati i njohur Ravik Gurra, kontrollet dhe prania e forcave policore kanë qenë të vazhdueshme./abcnews.al