Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kontrolle në burgun e Peqinit/ Të dënuarit Indrit Shaqja i gjendet celular në qeli

schedule12:56 - 22 Shtator, 2025

schedule 12:56 - 22 Shtator, 2025

Prej të paktën 5 ditësh, forcat e policisë së burgjeve kanë kryer kontrolle në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit. Konkretisht në 18 shtator, rreth orës 5 të mëngjesin forcat e sigurisë së burgut të Peqinit ushtruan kontroll të befasishëm ku kapën në flagrancë të dënuarin me burgim të përjetshëm, Indrit Shaqja.

Ai rezultoni dënuar edhe më parë për futje të sendeve të ndaluara në institucion, ku iu konstatua një iphonë 16 në qelinë ku qëndron.

Indrit Shaqja ndante qelinë me Arben Lleshin i cili mbeti i vrarë në burg nga Sokol Mjacaj. Asokohe Shaqja u plagos nga një plumb.

Po ashtu, të shtunën e 21 shtatorit u ushtrua kontroll I plotë në të gjithë burgun ku morën pjesë 250 efektivë.

Kontrollet janë kryer me qëllim gjetjen e sendeve të kundraligjshme, si telefona apo sende të tjera, që mund të jenë futur në qeli për llogari të personave të dënuar apo paraburgosur.

Sipas informacioneve, efektivët kanë gjetur disa sende me vlerë për hetim. Edhe më herët operacionaljaa e policisë së Burgjeve ka kryer kontrolle ku janë gjetur e sekuestruar telefona, mes të cilëve rasti I Laert Haxhiut në Burgun e Drenovës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!