Kontrolle për higjienën në zonën e Shëngjinit

schedule15:44 - 19 Korrik, 2018

schedule 15:44 - 19 Korrik, 2018

Në Shëngjin grupet e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor kanë ushtruar kontrolle për higjienën në bizneset që u ofrojnë shërbim pushuesve. Sipas drejtorit Eltar Deda ka patur edhe mbyllje të aktiviteteve ndërsa u bënë thirrje pushuesve të denoncojnë.

Nga Shëngjini, drejtori i Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor u ka bërë thirrje pushuesve të denoncojnë çdo rast abuzimi me shërbimin që u afrohet

“Duke i ftuar qytetarët që të abandanojnë të gjitha aktivitetet që nuk ofrojnë kushtet e duhura higjieno-sanitare si dhe të denoncojnë këto raste”, tha drejtori i Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor.

Nga kontrollet e deritanishme për higjenë, sipas Dedës, ka patur edhe mbyllje të aktiviteve ne zonat turistike.

“Kemi vepruar në rastet ku kemi gjetur. Kemi bllokuar shumë aktivitete dhe pzulluar aktivitetin e tyre deri në plotësimin e kushteve”.

Në plazhin e Shëngjinit janë vendosur trupat inspektuese që po mbajnë situatën në monitorim. Vetëm në zonën e Lezhës janë bërë më shumë se 156 kontrolle për kushtet higjeno-sanitare, detyrime që për Inspektoriatin duhet të përmbushen nga të gjitha subjektet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!