Përhapja e koronavirusit në shumë vende të botës ka shkaktuar panik te qytetarët. Edhe pse flitet për persona që janë shëruar nga virusi kinez, sërish frika dhe paniku mbetet i madh.
Në lidhje me “ABC News” gazetari Orges Sako tha se në pikën kufitare në Kakavijë janë ngritur shërbime që funksionojnë 24 orë.
“Aktualisht është ngritur edhe një qendër nesë do të ketë raste të personave që dyshohet për ndonjë virus të mundshëm. Puna vijon normalisht. Gjithashtu janë përgatitur edhe disa fletëpalosje për të informuar qytetarët për parandalimin e përhapjes së virusit.
Si do të procedohet në vijim?
“Njësia vendore në Gjirokastër ka marrë të gjitha masat, shërbimet janë me dy turne, ndërsa në pjesën e kalimit nga ana e kufirit grek nuk është marrë asnjë masë. Nuk kanë ndaluar asnjë njeri dhe nuk kanë bërë asnjë kontroll”, raportoi gazetari.
Si bëhet kontrolli i pasagjerëve?
“Inspektorët e Shëndetësisë merren më kontrollin e të gjithë udhëtarëve, që vijnë nga vendet e dyshuara me virus. Qytetarët pyeten për shqetësime të shëndetit.
Ndërkohë kontrolle vazhdojnë edhe në pikën kufitare në Kapshticë. Gazetarja Ledjona Xheladinaj tha për “ABC News” se situata paraqitet e qetë.
Si kontrollohen pasagjerët?
“Në pikën kufitare është një siturë e qetë, janë të paktë emigrantët që lëvizin. Në kontakt me stafin mjekësor thanë se vijon kontrolli i qytetarëve të cilët iu bëjnë vizita. I vetmi mjet është termometri me lazer. Ndërkohë nga pala greke kanë thënë se nuk ka panik. Për momentin janë vetëm dy mjekë. Sipas informacioneve kjo prezencë vijon edhe gjatë orëve të ditës”, tha gazetarja për “ABC News”.
Është ndaluar ndonjë i dyshuar që hyn nga shteti grek drejt Shqipërisë?
“Situata është normale, sipas burimeve konfidenciale nuk asnjë rast. Ndërsa vijojnë kontrolle edhe në pikën kufitare në Qafë Thanë”./abcnews.al