Kontrolle në lokalet në ish-bllok, 11 masa administrative për shkelësit e ligjit antiduhan

schedule12:01 - 19 Janar, 2020

schedule 12:01 - 19 Janar, 2020

Inspektorët nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në orët e vona të natës, gjatë fundjavës, kanë realizuar kontrolle në ish-bllok dhe në zona të tjera të Tiranës.

Gjatë këtyre kontrolleve, janë vendosur 11 masa administrative, ndërsa për përsëritësit e shkeljeve, dënimi është më i madh.

Nga 11 masat e mësipërme, dy raste janë përsëritës të shkeljes, duke u gjobitur me 600 000 lekë secili, ndërsa 9 rastet e tjera, gjoba është 300 000 lekë./abcnews.al