Policia ka zhvilluar një aksion policor gjatë ditës së sotme në qytetin e Krujës në lidhje me grabitjen e Rinasit. Sipas burimeve, janë ushtruar kontrolle në banesën e Elton Piklit dhe Oltion Veselit, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në grabitjen e bujshme të miliona eurove në aeroport.
Efektivet e policisë kanë kontrolluar edhe në zonat e thella malore dhe në zonën e Niklës me qëllim arrestimin e personave të tjerë që janë në kërkim për këtë ngjarje. Nuk dihet nëse janë gjetur sende, para apo prova të tjera gjatë këtij kontrolli blic. Kujtojmë që Elton Pikli është arrestuar teksa tentonte të largohej drejt Bullgarisë./abcnews.al