Kontrolle “blic” në mesnatë, policia “zgjon” Elbasanin

schedule23:42 - 19 Tetor, 2021

schedule 23:42 - 19 Tetor, 2021

Policia e Elbasanit ka ngritur pika postblloku në hyrje dalje të qytetit mbrëmjen e sotme për të “peshkuar” elementët e dyshuar të përfshirë në veprimtari të paligjshme. “ABC” sjell pamjet. Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano firmosi dje ndryshimet në qarqe, ndërsa u tërhoqi vëmendjen drejtuesve duke u thënë se të gjithë janë në provën e rezultateve.

Ndryshimet e reja në policinë e shtetit që u firmosën dje: 

1. Emërimin e Drejtues i Parë, Lorenc Panganika, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

2. Drejtues Hamdi Fiora, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

3. Kryekomisar Gentian Berberi, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.

4. Drejtues i Parë Ardian Çipa, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

5. Drejtues i Parë Alfred Çepe, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.

6. Drejtues i Parë Gjovalin Loka, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë.

7. Drejtues i Parë Neritan Nallbati, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

8. Drejtues i Lartë Rebani Jaupi, në detyrën Drejtor i Departamentit për Sigurinë Publike në DPPSh.

9. Drejtues Edmond Sulaj, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës.

10. Drejtues i Parë Bledar Çeliku, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër.

11. Kryekomisar Oltion Bistri, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.

12. Drejtues i Parë Skënder Hitaj, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër.

13. Kryekomisar Alban Dautaj, në detyrën Drejtor i Drejtorisë së Antiterrorit.

14. Drejtues Saimir Boshnjaku, në detyrën Drejtor i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Tiranë.

15. Drejtues Fatmir Hoxha, në detyrën Drejtor i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Korçë.

16. Kryekomisar Sokol Cana, në detyrën Drejtor i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër.

17. Kryekomisar Arben Joca, në detyrën Drejtor i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Shkodër.

18. Kryekomisar Lorenc Shehu, në detyrën Drejtor i Qendrës së Mbyllur të të Huajve në Departamentin e Kufirit dhe Migracionit.

/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!