Kontroll për ujin e pijshëm në Durrës dhe Dibër, procedohen penalisht disa biznese

schedule17:02 - 2 Shkurt, 2018

schedule 17:02 - 2 Shkurt, 2018

6 pronarë biznesesh u proceduan penalisht  nga Ujësjellësi i Durrësit në ditën e dytë të aksionit për ujin e pijshëm. Grupet në terren evidentuan biznese debitore në zonën e Currilave në Durrës dhe  në zonën midis Vorës dhe Shijakut.

Ndërkaq pranë sporteleve të Ujësjellës Kanalizime Durrës vazhdon fluksi i qytetarëve që nuk kanë lidhur kontrata uji, apo që janë debitorë duke lidhur aktmarrëveshje.

Në Dibër nga kontrollet e kryera në 20 biznese janë proceduar penalisht 3 prej tyre. Hapi i dytë do jetë për debitorët privatë nëpër banesa, deri në shlyerjen përfundimtare të pagesave të ujit të pijshëm. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!