Kontroll me dron nga ajri,arrestohet 25 vjeçari në Kurbin

schedule10:23 - 10 Korrik, 2020

schedule 10:23 - 10 Korrik, 2020

Një 25 vjeçar nga Kurbini ka rënë në prangat e policisë, pasi kultivonte lëndë narkotike.

Policia bën  me dije se ndalimi i tij është bërë në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit me dronë dhe me këmbë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e atyre personave që tentojnë të kultivojnë bimë narkotike.

Bima narkotike është konstatuar në fshatin Goleme, Mamurras, Kurbin, në një pronë publike.

Kurbin

Evidentohet dhe goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike.

Vihet në pranga autori i dyshuar.

Sekuestrohet edhe një armë gjahu pa leje.

Shërbimet e Policisë Kurbin, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit me dronë dhe me këmbë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e atyre personave që tentojnë të kultivojnë bimë narkotike, kanë konstatuar të kultivuara në fshatin Goleme, Mamurras, Kurbin, në një pronë publike, disa bimë narkotike cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë autorin e dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike, shtetasin:

E.Z., 25 vjeç, banues në Mamurras.

Gjatë kontrollit të banesës, këtij shtetasi iu gjet dhe një armë gjahu pa leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Armëmbajtja pa leje”./abcnews.al