Kontratat e Strakoshës dhe Reinas përfundojnë në fundin e sezonit, Lazio kërkon huazimin e Kepa

schedule18:20 - 5 Mars, 2022

schedule 18:20 - 5 Mars, 2022

Lazio është duke punuar për të mundur kalimin e portierit Kepa Arrizabalaga në formë huazimi.

Pas disa sezonesh te Chelsea, spanjolli e ka humbur rëndësinë sidomos pas transferimit të Mendy i cili është titullar i padiskutueshëm.

Lazio po tenton të përfitojë nga kjo situatë, duke e kërkuar portierin në formë huazimi, me Sarrin që e njeh mirë, pasi ka punuar te klubi londinez para disa viteve.

Ekipi lacial po kërkon me ngulm një portier pasi kontratat e Thomas Strakoshës dhe Pepe Reinas mbarojnë në fundin e sezonit dhe e ardhmje e tyre nuk është përcaktuar ende. /abcnews.al