Kontrata me “Zonjën” në prag skadimi, Milan vihet pas mesfushorit francez

schedule10:16 - 11 Qershor, 2024

schedule 10:16 - 11 Qershor, 2024

Pas një sezoni katastrofik ku nuk arritën të fitonin asnjë trofeu, “Djajtë” e Milan kanë filluar punën për përforcimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm dhe tashmë fokusi i “Kuqezinjve” është i gjithi te mesfushori i Juventus, Adrien Rabiot, me kontratën e këtij të fundit, te “Zonja e Vjetër”, që skadon më 30 qershor dhe në një situatë të tillë Milan kërkojë të realizojë këtë transferim me parametra zero.

Sipas raportimeve të fundit, të mediave italiane, “Kuqezinjtë” e Milanos kanë nisur kontaktet e para me francezin, për ta bindur këtë të fundit për të këtë transferim, megjithatë kjo lëvizje shihet pak e vështirë, pasi paga e francezit te Juventus është shumë e lartë në krahasim me çfarë “Djalli” ka shifrën “tavan” në ekip.

Ndërkaq, kujtojmë se Rabiot është pjesë e “Bardhezinjve” të Juventus, prej pesë sezonesh, ku në total ka zbritur plot 212 herë në fushën e blertë, ku ka gjetur 22 herë rrugën e rrjetës, teksa ka asistuar në 15 raste shokët e tij të skuadrës. Sa i përket trofeve 29-vjeçari ka arritur të sigurojë katër trofe në Torino, një Serie A, dy Coppa d’Italia dhe një Superkupë të Italisë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!