Kontrata e Sylvinho-s në “ajër”/ Ledio Pano: Dyshimet filluan që nga publikimi i listës së lojtarëve për EURO 2024

schedule23:28 - 27 Qershor, 2024

schedule 23:28 - 27 Qershor, 2024

Ish futbollisti Ledio Pano thotë se dyshimet për vazhdimin apo jo të kontratës së trajnerit Sylvinho filluan që me publikimin e listës së lojtarëve për EURO 2024.

Në emisionin “Euro Kuqezi” në ABC News, Pano u shpreh se lënia jashtë  e Cikalleshit, Uzunit dhe Bares, ishte diçka që nuk pritej.

“Ekipi dha momente shumë të mira, filluan gjërat e bukura që Sylvinho bëri me ekipin. U krijua një besim që Sylvinho ishe trajneri i duhur për ekipin kombëtar. Mënyra dhe ajo që ne shkuam në Europian, diçka është zbutur. Dyshimet filluan që me dhënien e listës. Aty filluan dyshimet e para, në ndryshimin e ekipit. Lënia jashtë e Cikalleshit, Uuznit dhe Bares, ishte diçka shumë e madhe për ne, ata ishin tre titullarë, kishin kontribut. Marrja në listë e disa kojtarëve që kishin kohë që nuk luanin. Aty filloi, si e mendoj unë. Duke parë ndeshjen me Italinë, nuk ishte ndeshje e mirë, rezultati 2-1 la shije jo shumë të keqe.

Ndeshja e dytë më la shije të keqe, po të besonim pak më tepër, ndërrimet do bëheshin më shpejt, ne mund të kishimrezultat më pozitiv. Nga ai moment, patëm dyshime. Një njeri që do të vazhdojë punën, për mua duhet ta kishte firmosur”, theksoi ai./abcnews.al