Kontrata e lobimit, Llabani: A i trembet Berisha hetimit nga SPAK? Bejko: Nuk ka transparencë

schedule21:32 - 1 Maj, 2025

schedule 21:32 - 1 Maj, 2025

Gazetarja Anduena Llabani thotë se Sali Berisha përmendi faktin se kontrata lobuese 6 milionë dollarë në SHBA, nuk ka lidhje me zgjedhjet, pasi mund t’i frikësohet një hetimi nga SPAK.

Në emisionin “360 gradë” në ABC News, Llabani u shpreh deklarata e Berishës trazoi më shumë në lidhje me këtë kontratë.

Ndërsa ish anëtari i Kryesisë së PD, Roland Bejko deklaroi se nuk ka transparencë nga PD.

Pjesë nga diskutimi

Anduena Llabani: Deklarata e fundit e Berishës trazoi edhe më shumë. Berisha tha se kjo kontratë nuk ka lidhje me zgjedhjet dhe është 100 përqind e ligjshme. Ai trembet zoti Berisha hetimit të SPAK? Pse Berisha duhet të tregonte që kjo kontratë, qeka e ligjshme dhe nuk ka lidhje me zgjedhjet? SPAK nuk ka ngritur akuza. Por Berisha informacionin e ka absolut. Unë e perceptoj si një alibi të një procesi të pa nisur. Përdorimi i fondeve, transparenca dhe raportimi, nuk dimë se çfarë po ndodh.

Roland Bejko: Burimi, ata që nxorrën këtë kontratë, për leverdinë e tyre. Vetë PD e ka nxjerrë. Kjo ka dalë me dijeninë e dokorit. Ata kanë dashur të inkurajojnë amerikanët, që po i rregullojmë gjërat. Tani po u kthehet në boomerang, nuk e bënë me transparencë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!