Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kontrata 6 milionë dollarëshe e Berishës/ Beqiri: Krim që sfidon shtetin, SPAK të nisë çështje penale

schedule23:41 - 26 Prill, 2025

schedule 23:41 - 26 Prill, 2025

Avokati Idajet Beqiri komentoi kontratën 6 milionë dollarëshe të Berishës të cilën e cilësoi si një krim të dukshëm që sfidon shtetin. Më tej, avokati tha se SPAK duhet të nis menjëherë një hetim dhe nëse nuk e bën, vetë avokati do të depozitojë një kallzim penal të martën e javës së ardhshme.

“Është një krim i dukshëm që sfidon shtetin dhe institucionet. Janë para të shqiptarëve, të njerëzve që u dogjën në Gërdec. Kanë shkuar 75 milionë dollarë, 50 milionë i mori LaCivita, 20 milionë i mori Manafort dhe këto para janë trafik i armëve , karburanteve, privatizim i ARMO-s, privatizim i ALB Petrol, i rrugës së Kombit.

Janë reale dhe pasuri që i janë vjedhur shqiptarëve. Janë para të pista të oligarkëve. Problem më i rëndësishëm është që çfarë bën KQZ, kur ka krime të dukshme deri të hënën nëse SPAK nuk e nis çështjen penale, do ta dërgojë unë kallzimin penal. Këtë rradhë do t’ja dërgoj edhe FBI sepse është krim federal.”

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!