Kontrasti i vetëizolimit, rrugë të boshatisura në qendër dhe grumbullime e moskokçarje në periferi

schedule16:55 - 20 Mars, 2020

schedule 16:55 - 20 Mars, 2020

Kafja e një të riu zgjati përtej orës 10:00 të paradites, fundi i fashës orare që qeveria ka vendosur për lëvizjen e qytetarëve ndaj edhe njoftimin për t’u larguar drejtë banesës së tij, ja dhanë efektivët e Policisë së Shtetit.

E njëjta situatë edhe me këtë qytetarë që rradhët e kishin mbajtur më gjatë seç duhet në market, duke e detyruar që një shpjegim tja jap edhe efektivëve të kësaj patrulle policore pranë kodrave të liqenit artificial.

Rrugët kryesore të kryeqytetit pas vendimit të qeverisë për të kufizuar lëvizjen e këmbësorëve u boshatisën.

Në to veç të pastrehëve mund të shihje vetëm qytetarë që nxitimthi nxitonin për në ambjentet e tyre të punës me mjete identifikimi. Por ndryshe nga ajo që ndodh në qendër në periferi frika për koronavirus është më e ulët. Ky zotëri nuk e prishi qëtësinë e pushimit të tij edhe pas orës 10:00 të paradites, njësoj si ky grup të rinjsh që diskutimet,siç ndodh në ditët e zakonshme t’i konsumoj poshtë pallateve të tyre.

Zbatimi i vetëizolimit në Tiranë të paraqet dy forma të ndryshme të frikës nga koronavirus, me rrugë të boshatirusa në qendër dhe qëndrim moskokçarës në periferi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!