Ralf Rangnick është rikthyer të flasë për Milanin dhe Zlatan Ibrahimovic. Trajneri gjerman ishte shumë afër uljes në stolin e kuqezinjve, por drejtuesit e klubit italian vendosën t’i besonin Stefano Piolit në fund.
“Ibrahimovic është 38 vjeç dhe ndodhet në formë shumë të mirë. Ai mund të jetë sërish deciziv dhe mund të fitojë ndeshje i vetëm. Por, pyetja që Milani duhet të shtrojë është: çfarë rrugëtimi do të ndjek? Çfarë është Milani?“, deklaron Rangnick për Financial Times.
“Profesori” vazhdon edhe më tej. “Sipas mendimit, firma me Ibrën ishte kontradiktore, duke e lidhur me strategjinë që ata (drejtuesit e Milanit) donin të ndiqnin“, deklaron Rangnick.
Strategjia kishte në thelb ndërtimin e një ekipi me lojtarë të rinj dhe premtues të aftë për t’u bërë një aset për klubin. Blerja e tyre me çmim të ulët, rritja dhe më pas shitja për të mbushur arkat e klubit. /abcnews.al