Kontrabandonin klandestinë, në pranga 8 persona

schedule16:47 - 13 Qershor, 2019

schedule 16:47 - 13 Qershor, 2019

Një grup kriminal që trafikonte klandestinë nga Siria, Turqia dhe Iraku drejt vendeve të BE-së është goditur nga Policia e Elbasanit. Në pranga kanë përfunduar 8 persona mes tyre edhe koka e grupit, një shtetas turk, por me banim në Tiranë.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, organizonin transportin e shtetasve të huaj nga kufiri i gjelbër me shtetin grek në drejtim të Tiranës dhe më pas në Mal të Zi. Sipas informacioneve të policisë, klandestinët paguanin shuma të konsiderueshme eurosh tek organizatori i këtij trafiku.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provave materiale celulare, vlera monetare, si dhe automjete me të cilat këta shtetas realizonin aktivitetin kriminal./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!