Barcelona fitoi 5-0 në fundjavë përballë Eibar dhe tani është gati për duelin e “San Paolos” kundër Napolit në Champions League. Tifozët katalanas kontestuan drejtuesit e klubit në lidhje me ngjarjet e fundit, por Ivan Rakitic nuk e sheh si problem diçka të tillë.
Nënkampioni i botës e cilëson diçka normale, i del në mbrojtje atyre dhe thekson se rëndësi ka që tifozët mbështetën lojtarët e Barcelonës. Në fund një koment për Leo Messin dhe Martin Braithwaite, blerja e re e kampionëve të Spanjës.
“Fishkëllimat ndaj drejtuesve? Ekziston liria e shprehjes, rëndësi ka që tifozët vlerësuan skuadrën. E ndjemë shumë mbështetjen e tyre, kjo është ajo që ka rëndësi për ne. Duhet të vazhdojmë përpara. Messi? Rëndësi ka të jetë mirë, nëse vazhdon të luajë kështu, edhe më mirë për të gjithë. Braithwaite është një sulmues shumë i fortë, do na ndihmojë shumë, kundërshtarët di vuajnë përballë tij“, deklaroi për Movistar TV, mesfushori kroat. /abcnews.al