Konte: Duhet akoma kohë për ta parë Interin në nivele të larta

schedule22:07 - 23 Korrik, 2019

schedule 22:07 - 23 Korrik, 2019

Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes Inter-Juve doli edhe trajneri i zi-kalterve Antonio Konte. Tekniku  Italian theksoi se duhet kohë për ta parë Interin në nivele të larta dhe zbuloi se nuk ka marrë asnjë telefonatë nga drejtuesit e klubit të Juventusit dhe interesim kishte shfaqur vetëm Interi.

Duhet një kohë e gjatë për të parë skuadrën e Interit të jetë dominues. Ndryshimet që po bën bordi drejtues jep shpresë për të ardhmen. Ndaj Juventusit do të jetë një ndeshje miqësore tepër e rëndësishme. Është një moment ku të dyja skuadrat janë në fazë përgatitjesh. Duam të luajmë sa më mirë dhe të përmirësohemi nga ndeshja e fundit. Është një ndeshje e veçantë për mua pasi do të jetë hera e parë që do të përballem me bardhe-zinjtë kur u largova. Fillimisht do të jem i emocionuar por më pas do të fokusohem tek ndeshja. Nuk kam marr asnjë telefonatë nga Juventus dhe vetëm Interi shprehu interesimin për mua. Në merkato mendoj se do të merren vendime të rëndësishme në favor të skuadrës. Duhet të krijojmë një bazë të fortë”, u shpreh Konte./ABC News Albania 24/7