Shumë lojtarë janë pa kontrata dhe kanë mundësinë për të arritur akord me klube të ndryshme në çdo moment. Një prej tyre është Mario Mandzukic, i cili qëndron pushim prej datës 5 korrik.
Nënkampioni i botës ka marrë disa oferta gjatë kësaj kohe, por nuk ka vendosur akoma për të ardhmen. Sky Sport raporton se sulmuesi kroat është kontaktuar së fundmi nga Bologna.
Sinisa Mihajlovic e sheh si liderin e duhur të repartit ofensiv, bisedimet mes palëve vijojnë dhe 34-vjeçari mund të rikthehet në Serie A, aty ku ka mbajtur veshur fanellën e Juventusit. /abcnews.al