Konsumuan eutanazi, vdesin 33 persona në Holandë

schedule22:45 - 27 Tetor, 2021

schedule 22:45 - 27 Tetor, 2021

Të paktën 33 persona kanë humbur jetën në Holandë, pasi kanë konsumuar një lloj lënde narkotike, të quajtur “eutanazia”. Autoritetet holandeze po hetojnë vdekjet e dyshuara, thanë prokurorët të mërkurën.

Sipas Reuters, holandezët e blenë këtë drogë nga një “aktivist i së drejtës për të vdekur”, i cili ishte pjesë e një organizave.

Numri i rasteve u shfaq në seancat procedurale përpara një gjyqi të mundshëm të disa anëtarëve të grupit që e quan veten “Vullneti i Fundit Bashkëpunues”. Numri pritet të rritet pasi një anëtar tjetër i grupit i tha një gazete se ia kishte shitur pluhurin më shumë se njëqind njerëzve.

Gruopi, që ka promovuar “Substancën X” si një mënyrë të lirë dhe pa dhimbje për të vdekur që nga viti 2018, është një organizatë kriminale që ndihmon vetëvrasjet e asistuara të paligjshme, argumentuan prokurorët.

Eutanazia dhe vetëvrasja me ndihmën e mjekut janë të ligjshme në Holandë nën kushte shumë strikte dhe kur mbikëqyren nga profesionistë mjekësorë.

Ndihma për një vetëvrasje ose sigurimi i një mjeti për të kryer vetëvrasje jashtë kritereve strikte të eutanazisë, dënohet me burgim deri në tre vjet.

Prokurorët kanë akuzuar një anëtar 28-vjeçar të grupit për shpërndarje të paligjshme të ilaçeve dhe pastrim parash dhe presin ta akuzojnë atë për ndihmë në vetëvrasje, tha zëdhënësi Bart Vaessen.

“Ne jemi duke hetuar 33 raste kur “Substanca X” u shit njerëzve që vdiqën më vonë. Në 15 prej tyre u konstatua se ata vdiqën nga përdorimi i “Substancës X”, tha Vaessen.

I dyshuari, Alex Schot, u lirua në pritje të gjykimit. Dy anëtarë të tjerë u arrestuan javën e kaluar. Njëri prej tyre, psikologu 78-vjeçar Wim van Dijk, i tha më vonë gazetës holandeze De Volkskrant se ai ua kishte shitur “Substancën X” “mbi njëqind njerëzve”.

Holanda ishte vendi i parë në botë që legalizoi eutanazinë dhe vetëvrasjen me ndihmën e mjekut në vitin 2002. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!