Konsumonte tre shishe verë në ditë, 47-vjeçarja si hoqi dorë nga alkooli

schedule20:48 - 27 Gusht, 2020

schedule 20:48 - 27 Gusht, 2020

Një trajnere fitnes-sika qenë disa vite më parë një person i varur nga alkooli. Ajo ka pasur me disa kilogramë më tepër dhe në një moment ishte në rrezik për jetën.

Kjo është historia e 47-vjeçares australiane Justine Whitchurch. Ajo ka treguar për mediat vendase se para shtatë vitesh u detyrua të hiqte dorë nga alkooli, pasi mjekët i thanë se nëse do të vazhdonte ta konsumonte, shumë shpejt duhet t’u thoshte lamtumirë fëmijëve.

Në këtë mënyrë gruaja ndryshoi krejtësisht stil jetese dhe u detyrua të krijonte një jete aktive, të shoqëruar me ushtrime fizike dhe ushqime të shëndetshme.

“A e besoni, konsumoja tre shishe verë në ditë. Mjekët më thanë që nëse do të vijoja në këto ritme shumë shpejt do të sëmuresha rëndë, apo më keq akoma edhe mund të vdisja. E kisha tepër të vështirë të hiqja dorë nga alkooli. Të hequrit dorë ndodhi kur pashë vajzën time nëntë vjeçe me lot në sy, e duke menduar se unë s’do të isha më me to. U dobësova 14 kilogramë në vetëm gjashtë muaj. Mëlçia më ishte dëmtuar së tepërmi, zemra gjithashtu. Ndryshova aq shumë sa që kur më pa babai, nuk më njohu”, tha 47-vjeçarja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!