Konsumoni ushqime të ëmbla në mëngjes? Ja çfarë ju shkaktojnë

schedule11:00 - 6 Gusht, 2023

schedule 11:00 - 6 Gusht, 2023

Është e vërtetë që në pjesën e parë të ditës digjen më shumë kalori, por hyjnë në lojë edhe mekanizma të tjerë metabolikë.

Mëngjesi në fakt ndikon në menaxhimin e oreksit për pjesën tjetër të ditës. Sipas një studimi, ëmbëlsira dhe brioshët nxisin kërkimin për ushqime të tjera menjëherë pasi i keni ngrënë, pasi sheqernat përthithen shpejt, sheqeri në gjak rritet dhe insulina funksionon shumë shpejt.

Në atë moment, për të asgjësuar glukozën në gjak, mbërrijnë sasi masive të insulinës. Më pas, truri lëshon alarmin e urisë.

Corn flakes, biskota, briosh, kos frutash: nëse nuk doni që më vonë të ndiheni të uritur, mos i konsumoni këto ushqime të ëmbla që në mëngjes, pasi do të përfundoni duke ngrënë më shumë gjatë ditës!

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!