Ndërron jetë 8 vjeçari, konsumon gabimisht meth

schedule21:29 - 6 Gusht, 2018

schedule 21:29 - 6 Gusht, 2018

Një 8 vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në Indiana të Shteteve të Bashkuara, pasi gabimisht kishte konsumuar methamphetaminë në vend të drithërave të mëngjesit.
Lënda ndodhej në tavolinën e ngrënies, e lënë nga babi i tij, 41 vjeçari Curtis Collman, i cili ndodhet tashmë prapa hekurave për neglizhencë që çoi në vdekjen e djalit të tij.

Sipas të dashurës së të akuzuarit, e cila ndodhej në shtëpinë e tyre në momentin e ngjarjes, Collman nuk pranoi të telefononte ambulancën nga frika se mund të rikthehej përsëri në burg. Ai ishtë dënuar më parë si përdorues i lëndëve narkotike.

Pasi e dërgoi të birin tek shtëpia e gjyshërve te tij, i vogli filloi të ndryshonte ngjyrë dhe të bëhej i ngurtë. Gjyshërit e dërguan më pas menjëherë në spital, por sasia e madhe lethalit në organizëm bëri të mundur që 8 vjeçari të ndërronte jetë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!