Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, Taulant Balla ka vizituar sot mjediset se disa pularive në Fier dhe Patos.
Balla gjatë fjalës së tij deklaroi se është momenti ku duhet të konsumojmë sa më shumë prodhime shqiptare dhe se të gjitha pularitë e prodhimit të mishit në gjithë vendin janë plotësisht të pastra nga gripi i shpendëve.
“Në këto kohë lufte, duhet të konsumojmë sa më shumë prodhime shqiptare. Të gjitha pularitë shqiptare të prodhimit të mishit janë plotësisht të pastra nga gripi i shpendëve dhe mishi plotësisht i freskët dhe i sigurtë”, shprehet Balla.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Fier?Në këto kohë lufte, duhet të konsumojmë sa më shumë prodhime shqiptare. Të gjitha ? pularitë shqiptare të prodhimit të mishit janë plotësisht të pastra nga gripi i shpendëve dhe mishi plotësisht i freskët dhe i sigurtë. Nuk ka asnjë rast me grip shpendësh në pularitë e prodhimit të mishit. Edhe pse janë rritur çmimet e furnizimit, çmimi i tregëtimit të pulave nuk ka patur ndryshim ?
#KonsumoMallShqiptar????
#Driza?#ChickenFarm?#Radostina?#Dardha?#TikTak?