Konsumimi i marijuanës tejkalon alkoolin për herë të parë në SHBA

schedule22:07 - 23 Maj, 2024

schedule 22:07 - 23 Maj, 2024

Numri i amerikanëve që konsumojnë marijuanë çdo ditë ka tejkaluar ata që pinë alkool po aq shpesh, ka zbuluar një studim i ri, shkruan BBC. Hulumtimi, i publikuar në revistën “Addiction”, bazohet në të dhënat e mbledhura nga Anketa Kombëtare për Përdorimin e Drogës dhe Shëndetin gjatë katër dekadave.

Në vitin 2022, hulumtimi regjistroi rreth 17.7 milionë përdorues të përditshëm të marijuanës, krahas 14.7 milionëve që pinë alkool. Studimi zbuloi se, midis viteve 1992 dhe 2022, pati rritje 15-fish të atyre që raportuan përdorimin ditor të marijuanës.

Në vitin 1992, kishte më pak se një milion njerëz që raportuan se përdorin marijuanën çdo ditë në SHBA, numri më i vogël që nga fillimi i studimit më 1979. Përdorimi rekreativ i marijuanës lejohet në 24 shtete, ndërsa 38 shtete kanë legalizuar përdorimin medicinal. Qeveria deri më tani i ka rezistuar thirrjeve për legalizimin ose dekriminalizimin e drogës në nivel federal.

Megjithatë, në reformën më të rëndësishme të drogës në më shumë se gjysmë shekulli, Departamenti i Drejtësisë amerikane në fillim të këtij muaji ka riklasifikuar marijuanën nga Lista I në Listën III.

Sipas studimit, konceptet e zakonshme se marijuana po shërben si “portë” drejt dograve të tjera nuk është mbështetur me prova. Shumica e përdoruesve të marijuanës, siç thotë studimi, nuk ndryshojnë llojin e drogës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!