Kryeministri Edi Rama vlerëson se ekonomia shqiptare është në rritje. Në fjalën e tij në seancën plenare në Kuvend, Rama u shpreh se konsumi është rritur, ndërsa papunësia ka ardhur në ulje.
Sipas kreut të qeverisë, qeveria po bën rritje historike të pagave.
“E vërteta e thjeshtë fare, është që ekonomia është rritur, ndryshe nga çfarë është thënë këtu dhe ndryshe nga çfarë parashikonin ata të cilët, thashë, jetojnë me pasqyra të tilla. Papunësia është në nivelet par apandemisë, konsumi është rritur. Pra, ajo përvuajtja lënguese këtu, që nuk po blejnë dot njerëzit, nuk provohet në shifrën e konsumit. Është i rritur. Eksportet janë rritur. Të gjitha këto nuk janë opinione, nuk janë as shifra të nxjerra më sipas qejfit. Këto janë shira të thjeshta që i gjen në çdo raport dhe i gjen në çdo tabelë.
Kështu që, është e kotë fare që sot bëjmë debat, e lagu apo nuk e lagu, përballë faktit kuptimplotë, që kjo shumicë qeverisëse po bën rritjen më të lartë, historike të pagave dhe po bën kapërcimin e madh, të shumëpritur, të shumëdëshiruar dhe për të cilin, jemi përpjekur, kemi këmbëngulur dhe kemi duruar jashtëzakonisht shumë, përballë situatave të papritura, befasive dhe fatkeqësive që nuk i zhofhëm ne, por na kanë zgjidhur ne”, theksoi ai./abcnews.al