Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Ceno Klosi thotë konsumatorët paguajnë më pak për energjinë elektrike.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Klosi u shpreh premtimet e opozitës janë si lojëra kungulleshkash.
Ceno shtoi se opozita e sotme, ishte në qeveri në vitet 2005-2013 dhe gjatë asaj periudhe, e rritë tre herë çmimin e energjisë elektrike.
“Çmimi i energjisë është çështje serioze. Ne jemi vendi që e ulëm çmimin e energjisë, kur të tjerët e rritën. Ky është shpërblimi për sektorin energjitik, pas 10 viteve reforma dhe sakrificë. Ata po pretendojnë për të ardhur për herë të tretë, janë po ato njerëz. Gjatë 2005-2013, çmimi i energjisë është rritur 3 herë, me gati 50 përqind. Ka një llogari si ulet, po flasim për çmim energjie. Ne duhet të garantojmë investime për zona të reja që po rregullohen”, theksoi ai./abcnews.al

