Konsulli shqiptar në Janinë: Jemi në negociata që kufiri të hapet gjatë natës

schedule17:33 - 15 Gusht, 2020

schedule 17:33 - 15 Gusht, 2020

Konsulli shqiptar në Janinë  Eltjon Vërleni në Janinë në një komunikim për mediat u shpreh se situata është e jashtëzakonshme dhe në këtë mënyrë po negociohet për tu shtuar personeli.

“Jemi prej tre ditësh në negociata me palën greke. Shpresojmë që deri në orën 22:00 të kalojnë të paktën 4 mijë qytetarë. Jemi në negociata me palën greke prej 3 ditësh edhe për shtimin e mjekëve apo të sporteleve. Deri tani, situata është e jashtëzakonshme”, u shpreh ai.

Po ashtu ai shtoi se po negociohet që kufiri të hapet edhe gjatë natës.

“Po punojmë intensivisht që të lehtësojmë kalimin e qytetarëve shqiptarë. Mund të them se dje kaluan 3 mijë dhe sot shpresojmë të kalojnë 4 mijë qytetarë shqiptarë. Jemi në negociata me palën greke që përveç shtimit të personelit shëndetësor. Situata si në Shqipëri dhe në Greqi është  e jashtëzakonshme. Jemi në negociata që kufiri të hapet gjatë natës”, u shpreh ai.

/abcnews.al/